Abdixhiku: Në vend të qetësimit, Kurti po kërkon tension
Foto: Lumir Abdixhiku/Facebook
Lajme

Abdixhiku: Në vend të qetësimit, Kurti po kërkon tension

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Dënim ndaj mësimdhënësve e ka quajtur kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku vendimin për mosekzekutimin e pagave për grevistët.

Sipas liderit të LDK-së opozitare, në vend të qetësimit e përafrimit, kryeministri Kurti kërkon tension.

“Ai s’mund të jetojë pa krizë prandaj dhe dënon mësimdhënësit e vendit. Është njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës. Është politikan i paaftësisë. Si i tillë, është gjithçka përveçse kryeministër. Sot u tregua dhe njeri i vogël”, ka shkruar lideri i LDK-së.

“Në prag të dimrit të vështirë, në vazhdimësi të papërballueshmërisë, në stagnim ekonomik e në ikje masive - ai vendosi t’i tregoj dhëmbët. Dhe për kë? Për mësimdhënësit e vendit - shtresën më të goditur nga kriza. Mashtrimi popullist s’duket ndryshe. Dje ishte shfrytëzues i kauzave të tyre, sot është bërë dënues kolektiv në mes të krizave”, ka shkruar tutje ai.

Sipas Abdixhikut mësimdhënësit e vendit u bënë tabelë qitjeje, por ka thënë se këto paga do të paguhen herët apo vonë e s’ka forcë sipas tij që iu merr të drejtën mbi to.

 “Mësimdhënësit e vendit, ata që u bënë tabelë qitjeje nga ushtritë digjitale të pushtetit, ta kuptojnë se Qeveritë janë të përkohshme, por shteti mbetet i përhershëm. Këto paga do tu paguhen - herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to, merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së. Deri atëherë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat”, ka shkruar kreu i LDK-së.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme