Saliba bisedon me drejtuesit e Arsenal për zgjatjen e kontratës
BKT
Sport

Saliba bisedon me drejtuesit e Arsenal për zgjatjen e kontratës

Uran Krasniqi/RTKLive

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, ka zbuluar se është në bisedime me klubin për një kontratë të re.

Marrëveshja e francezit me klubin anglez zgjat deri në vitin 2024 dhe ai shpreson të arrijë një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në "Emirates Stadium".

Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij. 

"Ai është përshtatur shumë mirë. Është një meritë për të që është futur direkt në ekip", ka thënë ai.

Saliba ka bërë një fillim të mirë të sezonit, pasi kthimit nga Marseille ku ishte i huazuar. Ai ka startuar në të tetë ndeshjet e Arsenalit në Premier League këtë sezon, ku shtatë prej të cilave kanë përfunduar me fitore.