Konjufca: Presim mbështetjen e Francës për liberalizim të vizave
B. Halimi / RTKlive
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç`rast e ka uruar për marrjen e detyrës.
Kryeparlamentari e ka falënderuar ambasadorin Guérot për përkrahjen të cilën Franca e ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.
“Presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka theksuar Konjufca në takim, njofton zyra për media e Kuvendit të Kosovës.
Tutje sipas njoftimit thuhet se kryetari Konjufca dhe ambasadori Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët.























