Anton Quni sonte flet në emisionin ‘Zona e Parlamentit’ në RTK
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Anton Quni sonte flet në emisionin ‘Zona e Parlamentit’ në RTK

Fadil Sertolli / RTKlive

Anëtari i Komisionit për Siguri, nga radhët e LDK-së, Anton Quni, sonte në emisionin “Zona e Parlamentit” në RTK prej orës 22:00, flet për situatën e sigurisë në vend.

Quni ka vlerësuar se kërcënimet për luftë nga Serbia janë të paqëndrueshme, në bazë të vlerësimeve të situatës aktuale.

Duke folur për kapacitetet e FSK-së, ai ka shprehur shqetësimin e tij se lufta në Ukrainë, ka ndikuar në planet për armatosjen e ushtrisë së Kosovës.

Deputeti i LDK-së, gjithashtu ka adresuar kritika ndaj Strategjisë për Sigurinë, që aktualisht është në Kuvend.

Sipas tij, qeveria duhet ta rishikojë këtë dokument të rëndësishëm, sepse ka të meta dhe duhet të konsultohet me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Quni po ashtu vlerësoi se janë anashkaluar, profesionistët e sigurisë nga hartuesit e Strategjisë së Sigurisë.

Në këtë emision, deputeti i LDK-së komentoi edhe një video të lansuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku akuzohen qeveritë e kaluara për të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës.

Gjithashtu, deputeti i Lidhjes Demokratike, ka bërë një bilanc të shkurtër të angazhimit të tij në diasporë, përmes një fushate takimesh me mbështetësit e partisë së tij.

“Zona e Parlamentit”, është një emision i përjavshëm në RTK, që drejtohet nga gazetari Blerim Haxhiaj dhe transmetohet çdo të martë në orën 22.00.


MË SHUME NGA Lajme