Lajçak takon Zëvendës Sekretarin e NATO-s, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
BKT
Foto: Miroslav Lajçak/ Twitter
Lajme

Lajçak takon Zëvendës Sekretarin e NATO-s, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

E.Hoti/RTKlive

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Lajçak, në një postim në Twitter, ka njoftuar se në takim me Geoana-n ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“E mirëprita mundësinë për t'u takuar me zv. sekretarin e përgjithshëm Mircea Geoana dhe ambasadorët e NATO-s për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme