Liga e Kampionëve vazhdon sonte me disa supersfida
BKT
Sport

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me disa supersfida

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Liga më e madh në Evropë, Liga e Kampionëve vazhdon sonte me sfidat e radhës në fazën e grupeve.

Grupi E vjen me supersfidën Chelsea-Milan, sfidë kjo që luhet në ‘Stamford Bridge’.

‘Blutë’ e Londrës opsion të vetëm kanë fitore, derisa skuadra italiane kryeson grupin katër pikë.

Në duelin tjetër të këtij grupi, Salzburg në shtëpinë e tyre ballafaqohet me Dinamo Zagrebin.

Në Grupin F kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid në ‘Bernabeu’ pret Shakhtar Donetsk, në një sfidë ku madrilenët llogaritën favorit të paktën në letër.

‘Los Blancos’ kryeson grupin me gjashtë pikë, dy më shumë së Shakhtar.

Duele interesante parashikohen edhe në Grupin G, ku përballen Man City-Copenhagen dhe Sevilla Borussia Dortmund, derisa në Grupin H Benfica-PSG dhe Juventus-Maccabi.

Liga e Kampionëve

Sonte takohen:

Grupi E

Salzburg-Dinamo Zagreb

Chelsea-Milan

Grupi F

Leipzig-Celtic

Real Madrid-Shakhtar

Grupi G

Man City-Copenhagen

Sevilla-Borussia Dortmund

Grupi H

Benfica-PSG

Juventus-Maccabi