Trajneri i Sivassporit: Ballkani është skuadër e fortë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ballkani nesër luan në udhëtim tek Sivasspor, në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Konferencës.
Trajneri i skuadrës turke, Riza Çalimbay në konferencën për media, një ditë para ndeshjes Sivasspor-Ballkani, e pranon se skuadra e tij, po kalon nëpër një krizë të rezultateve. Ai thotë se Ballkani është skuadër e fortë.
“Është e vështirë të merremi me krizën kur ajo ekziston. Gjëja më e rëndësishme është ta menaxhojmë. Nuk kemi bërë kampanjë të suksesshme deri më tash. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën. Kundërshtari ynë është një skuadër nga Kosova”, tha Çalimbay.
“Kur e kemi analizuar, e kemi parë se kemi një skuadër të fortë. Këto ndeshje janë më ndryshe se ndeshjet kampionale. Këto ndeshje janë sikurse ndeshjet e kombëtareve për ne”, theksoi Riza Çalimbay.
Ndeshja Sivasspor-Ballkani luhet në “Eylul” në Sivas dhe nis në orën 18:45.























