Rizvanolli: Me subvencionim do t’i mbrojmë të gjitha familjet | Video
BKT
Lajme

Rizvanolli: Me subvencionim do t’i mbrojmë të gjitha familjet | Video

V.Thaçi / RTKlive

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mbajti konferencë për medie për masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Në konferencë ministrja tregoi se nga sot kanë hapur thirrjen për subvencionim për pajisje për ngrohje në vlerë prej 6 milionë eurosh.

Ajo tha se aplikimi për këto masa bëhet online, përmes platformës  E-Kosova, ku kriteret e përfitimit dhe specifikat teknike të pajisjeve që do të subvencionohen janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.

Rizvanolli deklaroi se qëllimi i këtyre masave është i dyfishtë, të ndihmojmë familjet që dëshirojnë të zëvendësojnë ngrohjen me energji elektrike me alternativa të tjera.

“Qëllimi i dytë është ti mbrojmë të gjitha familjet pavarësisht se me çfarë ngrohen dhe me çfarë janë ngrohur deri tani dhe veçanërisht familjet me kushte të vështira ekonomike për të pasur efiçiencë më të lartë, do të thotë për të arritur ta mbajnë ngrohtë shtëpinë e tyre gjatë dimrit, dhe ta bëjnë këtë me më pak shpenzime për dru apo për lëndë tjera djegëse që i përdorin”, tha ajo.

 Me këto masa synojmë të përkrahim së paku 10 mijë familje.

“Si rezultat i masave presim ulje gati 70% të konsumit të energjisë elektrike të konsumuar nga këto familje për ngrohje, ku këto familje do të përfitojnë shumëfish”, tha Rizvanolli.

Sipas Rizvanollit këto masa pritet që ti kursejnë vendit deri ne 12 milionë euro gjatë dimrit që po vije.


MË SHUME NGA Lajme