Annie Ernaux merr çmimin Nobel në Letërsi
Foto: RTSH
Kulturë

Annie Ernaux merr çmimin Nobel në Letërsi

RTSH

Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux mori çmimin Nobel për Letërsinë. ”Shkrimtarja 82-vjeçare shpërblehet për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilat zbulon rrënjët, distancat dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”, shpjegoi juria e Nobelit.

Annie Ernaux u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze, librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën.

Për botuesin e saj Gallimard, vepra e saj është e shenjtë, arsye për të cilën ia ka përmbledhur në një vëllim të gjitha shkrimet kryesore, nên kolanën prestigjioze Quarto.

Në librat e saj ajo ka zbuluar një metodë të re dhe mundësinë që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetës në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial.

Ernaux konsiderohet një klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentesh.

 
 


MË SHUME NGA Kulturë