AAK kërkon të ndalet presioni dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve
BKT
Lajme

AAK kërkon të ndalet presioni dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve

Fadil Sertolli / RTKlive

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës pritet ta paraqes një Rezolutë për ndaljen e presionit dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në Administratën shtetërore.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. 

"Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, ka bërë të ditur Tahiri. 

Po ashtu, Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësve dhe maltretimi i fëmijëve e prindërve.

“Krizat dhe jo-stabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend”, ka thënë Besnik Tahiri i AAK-së. 


MË SHUME NGA Lajme