Abazi: Kusari nuk është LVV dhe s’duhet të jetë shefe e GP të LVV |Video
BKT
Foto: Donika Sherifi/RTK
Lajme

Abazi: Kusari nuk është LVV dhe s’duhet të jetë shefe e GP të LVV |Video

Valbona Thaçi/RTKlive

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mbajti konferencë për medie, lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. Ndër të tjera, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se ka kërkuar që Mimoza Kusari-Lila të largohet si udhëheqëse e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Abazi tha se vendi është në një moment kritik të alarmit sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Janë dy çështje jashtëzakonisht të rëndësishme në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore. E para është agresioni rus në Ukrainë dhe çështja e krizës së gazit, që patjetërsueshëm prekin edhe në Kosovë”, tha Abazi.

Ai  deklaroi se ky alarm duhet të merret seriozisht nga institucionet tona edhe në raporti me Serbinë.

“Ka ardhur moment kritik që dialogu Kosovë-Serbi, të ndahet nga proceset integruese. Përkundër faktit që Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të protokollit të përbashkët, të politikës së jashtme me Rusinë, ajo ka mirëkuptim në disa qarqe të Bashkimit Evropian dhe ky është problem në vete”, tha Abazi.

Tutje deputeti shtoi se Miroslav Lajçak ka vazhduar ta mbajë agjendën integruese të Kosovës, si peng të dialogut, dhe më ketë kuptim Serbia ka vazhduar që dialogun ta përdorë si formë shantazhi, dhe të përjashtimit të Kosovës nga procesi integrues.

“Liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Këshillin e Evropës,pjesëmarrja në programet e  NATO-s, nuk mund të jenë peng i dialogut. Lajçak mund ta zgjasë sa të dojë dialogun sepse mund të ketë çështje të hapura me Serbinë, por ne nuk mund të mbesim peng të kësaj forme për të sjellë normalizimin mes Kosovës e Serbisë”, tha ai.

“Lajçak ka arritur që edhe liberalizimin e vizave  ta bëjë pjesë të dialogut po ashtu dhe njohjet e reja. Ne si Kosovë nuk duhet pajtuar me këtë formë të trajtimit të vendit tonë në dialog”.

“Çështje tjetër lidhet me konfliktin ne Ukrainë,  është puna e energjisë. Po mendoj që është momenti ta tejkalojmë dështimin e 20 vjeçarit në energji e të fokusohemi në të tashmen e të ardhmen”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se ka kërkuar që Mimoza Kusari-Lila të largohet si udhëheqëse e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Siç tha ai, në GP të VV-së ka hendikep të madh për shkak se kryesuese e ka një person që nuk vjen nga Vetëvendosja.

"Po kam kërkuar. Mungesa e kohezionit, mungesa e vullneti mungesa e idesë që një deputet që nuk është pjesë e VV-së të udhëheq një grup kaq të madh sepse dinamikat brenda lëvizjes e bëjnë po ashtu komplekse përfaqësimin e grupit parlamentar. ka njerëz që janë brenda grupit parlamentar që kanë aftësi dhe durim më të madh për ta udhëhequr grupin parlamentar".

Ai është ankuar për hapësirën që po i jepet deputetit të Kosovës në publik, me arsyetimin se nuk është punë mosangazhimi por se “ka të bëjë me skenarë që paraqitën në seanca plenare apo debate që nuk lënë hapësirë të mjaftueshme për deputetët të angazhohen”.


MË SHUME NGA Lajme