11:28 / 07.10.2022
Roma gati të ‘blindoj’ yllin e tyre
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi italian, AS Roma është gati të ‘blindoj’ yllin e skuadrës së tyre, Nicolo Zaniolo.
Sipas medieve italiane, sulmuesi italian së shpejti mund të nënshkruajë kontratë të re me ‘romakët’.
Zaniolo prej kohësh është objektiv i Juventusit, por duket se Roma është afër të bind italianin që të mbetet edhe me tutje në kryeqytetin e Italisë.
23-vjeçari është duke u vëzhguar edhe jashtë Italisë. Është Tottenham që e kërkon lojtarin, por siç raportohet, Zaniolo është gati të firmos marrëveshjen e re me skuadrën e Jose Mourinhos.























