Incidente gjatë ndeshjes Gimnasia-Boca, një i vdekur
BKT
Sport

Incidente gjatë ndeshjes Gimnasia-Boca, një i vdekur

RTSH

Në Argjentinë, një i vdekur dhe dhjetëra tifozë të plagosur nga plumbat e gomës është numri përfundimtar i incidenteve të ndodhura gjatë natës, gjatë ndeshjes mes Gimnasia të La Plata-s dhe Boca Juniors.

Viktima, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Telam”, është një 57-vjeçar, i cili ka pësuar infarkt në kuadër të trazirave të krijuara nga një grup ultras pa bileta, të cilët dyshohet se kanë tentuar të futen në stadium.

Nisur nga kjo situatë, policia është kundërpërgjigjur me përdorimin masiv të gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës. Ndeshja u ndërpre pas disa minutash nga fillimi për shkak të pranisë së gazit që pengoi zhvillimin normal të lojës.

Situata u përkeqësua më tej kur tifozët brenda stadiumit, përfshirë gra dhe fëmijë, në masë të madhe tentuan të gjenin daljet, të cilat ishin bllokuar pikërisht për të parandaluar hyrjen e grupeve të njerëzve që u paraqitën pa bileta.