Kurti nuk e komenton dorëheqjen e Latifit
Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive
Kanë kaluar 24 orë prej kur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi eshtë dorëhequr nga pozita që drejtonte prej më shumë se 10 muajsh, por shefi i deridjeshëm i tij në qeveri, kryeministri Albin Kurti nuk e ka komentuar dorëheqjen e tij.
Shefi i qeverisë u ka dhënë përgjigje të shkurtër gazetarëve kur e pyetën për këtë çështje duke thënë se atë do ta takojë gjatë ditës.
“Do ta takoj sot dr.Rifatin edhe nuk kam arritur ende ta takoj”, kanë qenë fjalët e Kurtit
Të enjten, Rifat Latifi hoqi u dorë nga pozita e si drejtues i shëndetësisë, post të cilin e mbante nga 16 nëntori i vitit të shkuar.
Në letrën e dorëheqjes nuk përmendi arsye të veçanta të largimit të tij nga pozita.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që nga sot më datën 6 tetor, 2022”.























