Osmani takon kryeministrin e Sllovakisë, vend që nuk e ka njohur Kosovën
BKT
Foto/ Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani takon kryeministrin e Sllovakisë, vend që nuk e ka njohur Kosovën

Fadil Sertolli / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger.

"Presidentja Osmani e informoi kryeministrin Heger mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit”, thuhet në komunikatën nga zyra e Presidencës.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur rëndësinë e përmbylljes urgjente të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu vazhdon komunikata se Presidentja Osmani dhe kryeministri Heger kanë theksuar nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet tona, duke përmendur përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin.


MË SHUME NGA Lajme