Dafina Gexha-Bunjaku, ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryeministri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish- Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas dorëheqjes së tij.
Njëkohësisht, Kryeministri Kurti sot ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës së Ministres në Ministrinë e Shëndetësisë.
Përmes një komunikate për media thuhet se Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij.
“Ai falënderoi Rifat Litifin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen.
“Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Latifi shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.























