Hamiti e vlerëson Dukagjinin por thotë se Prishtina synon tri pikë
BKT
Sport

Hamiti e vlerëson Dukagjinin por thotë se Prishtina synon tri pikë

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Prishtinës, Genc Hamiti ka thënë se Prishtina e vlerëson Dukagjinin si kundërshtar, por synon fitore. 

"Fitoret janë objektivi i vetëm në çdo ndeshje. Normalisht duhet ende shumë punë që të arrihet aty ku klubi dhe tifozët e meritojnë, mirëpo jemi në rrugën e duhur. Te Prishtina po mbizotëron puna dhe dëshira për suksese", ka thënë ai. "Ndeshja ndaj Dukagjinit është e vështirë dhe me rëndësi sikurse të gjitha takimet e tjera. E vlerësojmë maksimalisht ekipin kundërshtar, por objektivi i vetëm i Prishtinës janë pikët e plota".

Ndeshja që i takon xhiros së dhjetë luhet të shtunën në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.