Masat e Qeverisë mirëpriten nga njohës të energjisë|Video
Valjete Shala/ RTK
Qytetarët po përballen me ngritje të çmimeve në shumë produkte e sektorë. E në kohën e kur dimri po afron, një nga to është edhe ngritja e çmimit të peletit.
“Çmimet e peletit sivjet kanë lëvizur aq shumë që as ne nuk e kemi pritur. Ka qenë 200 euro tash është 400 euro. Ne për momentin nuk kemi çmim se jemi me porosi, por çmimet varen nga ato se sa janë çmimet e drunjve", tha për RTK-në Kadri Muqolli - prodhues i peletit.
Edhe çmimet e drunjve janë të larta krahasuar me vitin e kaluar.
Edhe çmimet e drunjve sivjet janë me të shtrenjta. Në një nga pikat shitëse në vend, aktualisht çmimi i një metri dru është deri në 80 euro.
Për ta zbutur krizën energjetike ministria e Ekonomisë ndau 6 milionë euro për subvencionimin e pajisjeve si kaldajat me biomasë (dru, pelet, briket) pompat termike e kondicionerët efiçientë.
Por edhe pajisjet efiçente kanë pësuar ngritje të çmimit krahasuar me vitin paraprak.
“Pompat termike varësisht për një shtëpi deri në 200m , sillen 4000-4500 euro. Kurse me pelet sillen 1700-2300 euro varet. Ndërsa me dru 1000-1300 euro. Për një kalldajë sillet diku 800 euro çmimi", tha Synim Hasani- tregtar.
Megjithëatë masat e Qeverisë po mirëpriten nga njohës të sektorit energjetik.
“Këto masa ndikojnë jashtëzakonisht mirë dhe do të duhej qe Qeveria të vazhdojë me subvencionim të këtyre masave varësisht nga niveli i kërkesave nga qytetaret. Do të duhej të vazhdohet gjatë këtij viti edhe tjetrin me subvencione dhe të rritet ky fond i efiçiences, të shtohet numri i produkteve të cilat ndikojnë qoftë në prodhimin e energjisë te ripërtërishme apo në ulje të konsumit të energjisë", tha Lulzim Syla- ekspert I energjisë.
Evropa pritet të përballet me një dimër të vështirë sa i përket energjisë elektrike ku ndikim është paralajmëruar të ketë edhe në Kosovë.























