FBK: Zagklis i kënaqur me progresin e basketbollit në Kosovë
BKT
Sport

FBK: Zagklis i kënaqur me progresin e basketbollit në Kosovë

Uran Krasniqi/RTKLive

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis është ndarë i kënaqur me progresin e basketbollit në Kosovë që nga pranimi i Kosovës në FIBA, ka thënë Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ky insitucion ka dalë me një komunikatë për qëndrimin në Kosovë të njeriu kryesor i basketbollit botëror. 

"Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo njeriu kryesor i basketbollit botëror, Andreas Zagklis për dy ditë qëndroi në Kosovë, ku konfirmoi mbështetjen e FIBA-s për Federatën e Basketbollit të Kosovës. Ai u nda i kënaqur me progresin e bërë, që nga pranimi i Kosovës në FIBA, ndërsa së bashku me drejtuesit e FBK-së kanë biseduar për realizimin e projekteve të ndryshme. Zagklis kishte takime me drejtuesit e sportit në Kosovë dhe Komunës së Prishtinës, ndërsa ka vizituar Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, si dhe ishte i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare në “Minatori”. Faleminderit për përkrahjen dhe vizitën!", ka shkruar FBK.