17:01 / 08.10.2022
Inter rigjen fitoren
Uran Krasniqi/RTKLive
Inter është rikthyer te fitorja në Serie A duke i dhënë fund një serie prej tre humbjesh. Skuadra e Simone Inzaghit ka mposhtur Sassuolo të shtunën me rezultat 2-1.
Inter kaloi në avantazh me Edin Dzekon, në minutën e 44’.
Sassuolo barazoi rezultatin me Davide Frattesin, në minutën e 60’.
Interi vulosi fitoren në minutën e 75’, ku realizator ishte përsëri Edin Dzeko.
Boshnjaku kaloi numrin e 100 golave në Serie A.
Interi pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe renditet i shtati në tabelë, teksa Sassuolo ndodhet dy pozita më poshtë me 13 pikë.























