Sot shorti për EURO 2024, Kosova në pritje të kundërshtarëve
B. Halimi / RTKlive
Sot në Frankfurt, në orën 12:00, do të mbahet ceremonia e tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.
Në short marrin pjesë 53 ekipe kombëtare. Gjermania si organizatore e turneut final EURO 2024 kualifikohet automatikisht dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në short. Ndërkaq, Rusia është e përjashtuar nga të gjitha garat e UEFA-s për shkak të agresionit në Ukrainë. 53 ekipet kombëtare që marrin pjesë nëshort janë të ndara në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23 dhe do të ndahen në dhjetë grupe kualifikuese (shtatë grupe me pesë skuadra dhe tre grupe me gjashtë ekipe). UEFA nuk do të lejojë të përfshihen në të njëjtin grup kombëtaret si: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltari/Spanja, Kosova/Bosnje dhe Hercegovina dhe Kosova/Serbia.
Kosova është në vazon e katërt dhe nuk do të mund të ketë për kundërshtarë ekipe si Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Bullgaria, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërkaq, Shqipëria është në vazon e tretë dhe shorti mund t'i vendos dy ekipet tona në të njëjtin grup.























