09:38 / 10.10.2022
`Shkupi në telajo`, solli plot art dhe kulturë në Çarshinë e Vjetër
Shqipe Gashi/RTKlive
Në Shkup është mbajtur edicioni i tretë i kolonisë artistike "Shkupi në Telajo", ku morën pjesë 57 piktorë nga mbarë hapësira shqiptare.
Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt edicioni i tretë i kolonisë artistike "Shkupi në Telajo" që solli plot art dhe kulturë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Në këtë aktivitet kulturorë morën pjesë edhe Fatmir Toçi - kryetar i Institutit të Librit dhe i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Sermine Purini - nënkryetare e Komunës së Çairit, Skender Sfirca – piktor, etj.
Ky aktivitet kulturor u organizua nga Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin e Librit.























