Milani e do anësorin e Chelsea në janar
BKT
Sport

Milani e do anësorin e Chelsea në janar

Fatmir Bytyqi /RTKlive

AC Milan do të provojë në muajin janar të transferojë anësorin e Chelseas, Hakim Ziyech.

“Rossonerët” dhe ‘Blutë’ e Londrës sipas mediave italiane, janë ende në negociata për Ziyech.

Kampionët në fuqi të Italisë, prej kohësh janë të interesuar për anësorin e londinezëve.

Kuqezinjtë shpresojnë ta sjellin lojtarin në ‘San Siro’ në formë huazimi, me mundësi që më pas Milani ta blejë kartonin e plotë të lojtarit.