Ministri Sveçla reagon për sulmin në Serbi ndaj autobusit nga Kosova
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Ministri Sveçla reagon për sulmin në Serbi ndaj autobusit nga Kosova

J.Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e dënoi r ashpër sulmin ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi.

Sipas tij, autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

 “Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”.

Autobusi ishte i linjës Kosovë-Zvicër.

Qeveria dënon sulmin në Serbi ndaj autobusit të relacionit Zvicër-Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar sot ndaj sulmit që ditë më parë iu bë një autobusi në Serbi, e që kishte udhëtarë që vini nga Zvicra në Kosovë.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Bislimi ka dënuar këtë sulm, duke shtuar se autoritetet serbe janë informuar për këtë rast, por të cilat nuk kanë marrë asnjë veprim.

“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi”, deklaroi Bislimi.

“Ky mosveprim  mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Ditë më parë, autobusi që vinte nga Zvicra në Kosovë është sulmuar në Serbi dhe të njëjtit i janë thyer disa xhama, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.


MË SHUME NGA Lajme