14:34 / 10.10.2022
Osmani: Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është krim lufte
A.Bela / RTKlive
Pas sulmeve të sotme të Rusisë ndaj Ukrainës, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj në ‘Twitter’.
“Sulmi i regjimit gjenocidal rus ndaj njerëzve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile rreth Ukrainës vazhdon. Ky është një krim lufte që duhet të ndiqet penalisht dhe autorët të sillen para drejtësisë. Ukrainës duhet t'i jepen mjetet e duhura ushtarake për të mbrojtur veten”, ka shkruar Osmani në Twitter.























