Teatri Oda publikon orarin e shfaqjeve për muajin tetor
BKT
Kulturë

Teatri Oda publikon orarin e shfaqjeve për muajin tetor

RTKlive

Teatri Oda po vazhdon të sjellë shfaqje dhe diskutime të shumta, ku edhe së fundmi ka publikuar orarin për muajin tetor.

Shfaqja ‘Audienca e Vaclav Havelit’ nga Jeton Neziraj me regji të Agon Myftarit do të shfaqet me 7 tetor.

Ndërsa, shfaqja “Inspektor Limi” që po rikthehet fuqishëm çdo herë, do të shfaqet në skenë më 12 dhe 13 tetor. Shfaqja ka për autor Lirak Çelajn, dhe nën regjinë e Florent Mehmetit.

Po ashtu, këtë muaj, vendin do ta zënë edhe diskutimet mbi teatrin. Është tema “Teatri i Izraelit” ajo që do diskutohet në Teatrin Oda më 21 tetor.

Ndërkaq, shfaqjet e fundit si: “Stiffler”, “Burrnesha”, “Pas’humbja”, “The Handke Project”, janë ato që vijnë në kuadër të “Kosovo Theatre Showcase” dhe do të mbahen në datat 26, 27, 28 dhe 29 tetor. 


MË SHUME NGA Kulturë