16:35 / 11.10.2022
Osmani: Kosova dhe Katari me mundësi të reja bashkëpunimi
N.Mekolli /RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al-Mari, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga ky shtet në fusha të ndryshme.
“Me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme, Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e Presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës”, njofton zyra për informim e Presidentes.
Sipas presidentes Osmani, një vizitë e tillë padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe do t'i forcojë marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, si dhe do të hapë mundësi të reja bashkëpunimi.























