Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, temë bisede mes Kurtit e Gjeloshajt
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Lajme

Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, temë bisede mes Kurtit e Gjeloshajt

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dhe përfaqësuesit e kësaj komune.

Në takimin e përbashkët me kryetarin e Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, u bisedua për mundësitë për thellim të bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit dhe në Mal të Zi.

Po ashtu, u bisedua për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në kulturë dhe arsim, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.


MË SHUME NGA Lajme