Blinken-Vuçiq bisedë telefonike, Serbisë i kërkohet marrëveshje me Kosovën
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Blinken-Vuçiq bisedë telefonike, Serbisë i kërkohet marrëveshje me Kosovën

J.Musliu/RTKlive

Përveç me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka realizuar një bisedë telefonike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq.

Siç ka njoftuar Presidenca e Serbisë, ata kanë folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

 “Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë”, shkruan në njoftimin e shkurtër të këtij institucioni të Serbisë.

“Pastaj u bisedua për marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike të vendit tonë”.

“Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën”, shkruan në njoftim.

Në këtë deklaratë zyrtare shkruan se  Vuçiq ia prezantoi Blinkenit edhe pikëpamjet e Serbisë.

“Presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”.

Biseda telefonike ndaras e Blinkenit me Kurtin e  Vuçiqin, sipas njoftimeve, janë realizuar në të njëjtën ditë.


MË SHUME NGA Lajme