Chelsea sërish ia tregon forcën Milanit, s’fitojnë Real dhe PSG
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Chelsea e ka mposhtur Milanin edhe në ndeshjen kthyese në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve.
‘Blutë” e Londrës janë treguar të fortë edhe sonte duke e mposhtur Milanin, me rezultat 0-2, midis‘'San Siros’.
Jorginho (21’ nga pen) dhe Aubameyang (34’), shënuan nga një gol për fitoren e londinezëve, skuadër kjo që tashmë kryeson tabelën me shtatë pikë të tubuara, një më shumë së Salzburg, kurse, Milani renditet e treta më katër pikë aq sa ka edhe Dinamo Zagreb e cila sonte luajti baras 1-1 me Salzburgun.
Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid mezi ka marr një barazim 1-1 në udhëtim tek Shakhtar, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit F. Reali ka siguruar ‘vizën’ për në rundin tjetër të kësaj garë pasi kryeson grupin me dhjetë pikë të tubuara, katër më shumë së Leipzig, kurse, Shakhtar renditet e treta me vetëm pesë pikë.
Ndeshje interesante është luajtur edhe në ‘Parkun e Princave’, ku PSG dhe Benficas luajtën baras 1-1, takim ky i zhvilluar në kuadër të Grupit H.
Mbappe shënoi nga penalltia për parisienët, derisa nga pika e bardhë skuadra portugeze përmes J.Mario siguroi një pikë nga ky udhëtim.
PSG dhe Benfica kryesojnë grupin me nga tetë pikë të tubuara.
























