08:59 / 12.10.2022
Kosova mirëpret gazetaret e radhës ukrainase
K.Kasumi/ RTKlive
Sot kanë mbërritur në Kosovë, dy gazetaret e radhës ukrainase, Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova.
"Gazetaret janë mirëpritur në aeroport ng Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës", thuhet në njoftimin e AGK-së.
Troitska dhe Solodovnikova do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence - Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Programi është duke u implementuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në.
























