NATO mbështetë dialogun Kosovë-Serbi
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

NATO mbështetë dialogun Kosovë-Serbi

J.Musliu/RTKlive

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se KFOR i mbështet përpjekjet diplomatike të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n, ne kemi një histori atje”, deklaroi Stoltemberg.

“Ne kemi qenë atje për shumë vite”.

Shefi i NATO-s u shpreh se aleanca ka ndihmuar për t’i dhënë fund dy luftërave brutale gjatë viteve 1990.

“Ne kemi misionin tonë të KFOR-it në Kosovë duke ndihmuar në sigurimin e stabilitetit, lëvizjen e lirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, ne kemi selinë në Sarajevë dhe po ashtu po punojmë ngushtë me Bashkimin Evropian”.

Këto deklarime, Stoltemberg i bëri  para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Ai deklaroi se KFOR-i është në Kosovë edhe për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit.

 “Trupat e NATO-s në Kosovë ndihmojnë për të mbështetur përpjekjet diplomatike të Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha ai.

“Dhe ne gjithashtu punojmë së bashku me BE-në në Bosnje Hercegovinë”.

Stoltemberg deklaroi se dy anëtarët më të rinj të aleancës janë në fakt vende të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Pra, Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n dhe për këtë arsye, ne vazhdojmë të fokusohemi në atë rajon”,ka thënë Stoltenberg.


MË SHUME NGA Lajme