16:31 / 12.10.2022
Amerikani Dajuan Graf përforcon Bashkimin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Amerikani Dajuan Graf është përforcimi i radhës për KB Bashkimin.
Ish-lojtari i Golden Eagle Yllit, rikthehet në Kosovë, por kësaj radhe tek Bashkimi.
Klubi prizerenas përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me amerikanin Graf.
Graf me Bashkimin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezonit.
Ai pritet të debutojë me Bashkimin në fundjavë, në ndeshjen kundër Pejës.























