‘Dardanët’ e rinj mundin Shqipërinë
BKT
Sport

‘Dardanët’ e rinj mundin Shqipërinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në hendboll U18, e ka mposhtur Kombëtaren e Shqipërisë, me rezultat 43:10, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të “IHF Trophy”.

‘Dardanët’ e rinj pas disfatës në ndeshjen e parë, sot në duel me kuqezinjtë ishin ekip shumë më i mirë në çdo aspekt.

Në grupin e Kosovës, janë edhe Shqipëria, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia.