Mali i Zi fiton ndaj Kosovës në hendboll
BKT
Sport

Mali i Zi fiton ndaj Kosovës në hendboll

Uran Krasniqi/RTKLive

29:20 ka qenë rezultati përfundimtar i ndeshjes Mali i Zi - Kosova, një takim ky për kualifikimet e Euro 2024.

Kësisoji nikoqirët janë treguar më të përkushtuar për fitoren dhe tashmë kanë  fituar dy pikët e para.

Ndeshja është zhvilluar në një atmosferë impozante në Podgoricë, ku nuk kanë munguar tifozët e shumtë.

Kosova pati nisje të mirë, por më pas vendasit filluan shkëputjen. Portieri Flamur Gërbeshi ktheu ekipin në lojë, por sërish disa aksione jo të mira ua mundësuan epërsinë malazezëve. 

Kosova tash në ndeshjen e radhës e pret Slloveninë në Prishtinë.