Peja me impiant për ujërat e zeza|Video
BKT
Lajme

Peja me impiant për ujërat e zeza|Video

Në Gorazhdec të Pejës u inaugurua impianti për trajtimin e ujërave të ndotura, kostoja e të cilit arrin vlerën e mbi 19 milionë eurove. Ndërtimi i këtij impianti u mundësua nga bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Komunës së Pejës, dhe mbështetjes së Qeverisë së Gjermanisë e Zvicrës.

Sektori i ujërave ka një dinamizëm mbresëlënës prandaj meqë ujërat janë parakusht i jetës së qytetarëve dhe politikave zhvillimore Qeveria e Kosovës këtë e konsideron sektor prioritar. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës gjatë inaugurimit të Impiantit të Ujërave të Zeza në Gorozhdec të Pejës.

“Ndërtimi i një infrastrukture të tillë është risi te ne dhe siç ishte rasti te Prizreni ne iu jemi mirënjohës që partnerët tanë kanë paraparë edhe përkrahjen e kompanisë “Hidro Drini” për operimin e ipmiantit gjatë kësaj faze fillestare. Ne kemi potencial për këtë sektor të ri për ne dhe duhet të punojmë që ato ti rrisim e të përfitojmë sa më shumë nga përvoja gjermano zvicerane. Si qeveri zotohemi se do të investojmë në krjimin e një brezi të ri të profesionistëve në këtë sektor vital për vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq ambasadori gjerman Jörn Rohde, tha se realizimin e këtij projekti e shohin si pjesë të angazhimit për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian

“Ky impiant i do të ndihmojë që lumi Drini të jetë më i pastër efektete e të cilit nuk do të kufizohen vetëm në Kosovë. Pra, impianti do të ndihmojë në sigurimin e ujit të pijshëm edhe për vendin fqinj, Shqipërinë. Si i tillë ai është një shembull i përsosur për një menaxhim efektiv të ujërave ndërkufitare", ka thënë Rohde.

Realizimin me sukses të këtij projekti kapital për Pejës e ka mirëpritur edhe autoritetet komunale.

“Po e realizojmë projektin më të madh të realizuar ndonjëherë në komunën e Pejës, një projekt shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e ujërave dhe për qytetarët që e shfrytëzojnë ujin për ujitjen e tokave bujqësore”, ka thënë ndërkaq kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

 


MË SHUME NGA Lajme