Sot mbajnë mbledhje dy komisionet për energjinë
N.Mekolli /RTKlive
Sot, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhje e saj të radhës.
Në rend dite do të jetë edhe intervistimi i Kadri Kadriu, ish. u.d. Kryeshef Ekzekutiv-KOSTT, Skender Haziri-Kryesues i Bordit KEK dhe Nagip Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv-KEK.
Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje, por e fundit kishte dështuar për mungesë të kuorumit. Mbledhja fillon në 10:00.
Mbledhja po ashtu do të pritet të mbajë edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike
Në rend dite do të jetë edhe intervistimi i bordit të ZRRE-së për periudhën 2006-2008.
Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Mbledhja fillon në 14:00.























