Xavi: Është një goditje e rëndë për ne
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Interit.
Barça mbrëmë nuk mundi të marrë më shumë së një barazim 3-3 kundër Interit, barazim ky që thuaj se shuan gjasat e katalonasve për të kaluar në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Xavi pas ndeshjes tha se ky barazim është një goditje e rëndë për skuadrën e tij.
Ai thotë se tashmë skuadra e tij duhet të mendojë për ‘El Clasion’ kundër Realit, sepse sipas tij, në Ligën e Kampionëve gjithçka është komplikuar.
“Është një goditje e rëndë për ne, por ne duhet të rikuperohemi për ta mposhtur Real Madridin në ‘Bernabeu’”, tha Xavi.
“Tani duhet të mendojmë për La Ligan, pasi në Champions gjithçka u komplikua. Është marre për ne!”, ka theksuar ai.























