Busquets: Rezultati ndaj Interit do të ndikojë edhe në ‘El Clasico’
BKT
Sport

Busquets: Rezultati ndaj Interit do të ndikojë edhe në ‘El Clasico’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Barazimin me Interin, e ka përjetuar shumë rëndë edhe futbollisti i Barcelonës, Sergio Busquets.

Barça mbrëmë ndau pikët me Interin (3-3), rezultat ky që zbeh në minimum gjasat e katalonasve për të kaluar në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Busquets mendon se ky rezultat do të ndikojë edhe në ‘El Clasicon’ kundër Real Madridit.

“Rezultati ndaj Interit do të ndikoi edhe në ‘El Clasico’”, ka thënë Busqutes pas ndeshjes.

‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet këtë fundjave në ‘Bernabeu’.