Promovohet libri “Housekeeping & Spa” i autorit Besnik Bekteshi
Shqipe Gashi/RTKlive
Është promovuar në Prishtinë libri i ri në fushën e hotelierisë, “Housekeeping & Spa”, i autorit Besnik Bekteshi. Të pranishëm në promovimin e këtij libri ishin shumë njohës te fushës së hotelerisë dhe turizmit.
Zekë Çeku, ekspert i turizmit, tha se për të ka qenë befasi e këndshme botimi i këtij libri.
“E falënderoj Besnik Berishën për kontributin e dhënë në këtë fushë, pra në fushën e hotelerisë. Nuk e kam ditur dhe nuk e kam pritur që e kemi një njëri kaq të përkushtuar sa të botojë një libër kaq domethënës, për një segment siç është ky i hotelerisë, i cili është jashtzakonishtë i rëndësishëm”, tha Çeku.
Falënderimet për autorin e këtij libri nuk munguan as nga Hysen Sogojeva, i cili vlerësoi Bekteshin për kontributin e dhënë në fushën e hotelerisë përmes këtij libri.
Ai po ashtu e bëri edhe një përshkim të këtij libri në mënyrë që të pranishmit ta kenë më të lehtë kuptimin e tij.
E vet autori i këtij libri tha se ndjehet i nderuar dhe shumë i lumtur që pas një angazhimi të madh po e promovon librin “Housekeeping &SPA” .
“Libri e ka për fokus departamentin ‘Housekeeping’-un, e që në mënyrë të hollësishme tregon detaje të cilat tregojnë përgatitjen dhe detyrat dhe përgjegjësit që ka ky departament”, tha Bekteshi.























