Kryeministri Kurti shpreh nga Gjilani, gatishmërinë për takimin në Bruksel
BKT
Foto: Albin Kurti/ Facebook
Lajme

Kryeministri Kurti shpreh nga Gjilani, gatishmërinë për takimin në Bruksel

Ahmet Maholli/RTK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet kurdo që atij t’i bëhet ftesë.

“Kur të na thërrasin, ne jemi te gatshëm që ta zhvillojmë takimin e radhës”, tha Kurti, i cili pas takimit me emisarin evropian, vizitoi komunën e Gjilanit, për të marrë pjesë në vendosjen e gurëthemeli për ndërtimin e një çerdheje në fshatin Dobërqan.

Më pas, Kurti vizitoi edhe një fermer të zonës, i shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe kryetari i komunës, Alban Hyseni.

“Me Lajçakun biseduam dhe gjithmonë i kemi dy tema kryesore: E para është korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe e dyta janë çështjet aktuale”, tha kryeministri i Kosovës.

“Çështje aktuale kryesore për ne është zbatimi i energjisë  në mënyrë që edhe në veri te Ibrit, të bëhet inkasimi i faturave për energjinë e shpenzuar”.

Kryeministri Kurti u shpreh se nuk ka kurrfarë kuptimi që të shfrytëzohet energjia nga burimet e Kosovës e të mos paguhet asgjë.

“Prandaj çështjet aktuale, fokusi ynë është zbatimi i marrëveshjes së energjisë që edhe atje të paguhet energjia elektrike, që është  e domosdoshme për ekonominë tonë”.

Duke folur për liberalizimin e vizave, kryeministri Kurti deklaroi se ajo do te diskutohet në një instancë tjetër.

“Ajo çka është diskutuar me Lajçakun është progresi i Kosovës  edhe në Raportin e Progresit ku edhe sa i përket raportit, jemi shumë më mirë sesa shumica e vendeve”, deklaroi kryeministri Kurti.

 


MË SHUME NGA Lajme