Kryeministri Kurti në përkrahje të Ballkanit: Forca djema
BKT
Sport

Kryeministri Kurti në përkrahje të Ballkanit: Forca djema

Uran Krasniqi/RTKLive

Me një shallë rreth qafe ku gjendej emri i ekipit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shfaqur në një video duke i dhënë mbështetje klubit të Ballkanit para ndeshjes me Sivassporin në kuadër të Conference League.

Kurti ka thënë se kemi nevojë edhe për tri pikë.

"Trajneri ju mbikëqyrë e ne tifozët do t'iu keqyrim sonte nga tribunat e stadiumit. Shihemi në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin. Për spektakël në fushë nuk kam dyshim, për përkrahje në tribuna mos keni merak. Kemi nevojë edhe për këto tri pikë. Forca djema", ka thënë ai. 

Ndeshjen e parë në Turqi e kishte fituar Ballkani.