20:59 / 13.10.2022
Kurti flet për takimin me Lajçakun në Prishtinë
Afet Bela / RTKlive
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për takimin me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti përsëriti angazhimin ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke.
“Sot mirëprita përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ne diskutuam për dialogun e Brukselit. Përsërita angazhimin tonë ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke. Raporti i KE-së për Kosovën u vu re si një nga më të mirët në rajon”, ka shkruar Kurti.























