Krasniqi pret drejtuesit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve evropianë
BKT
Foto: PDK
Lajme

Krasniqi pret drejtuesit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve evropianë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me lidershipin e partisë, kanë pritur sot në Prishtinë udhëheqësit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, partisë pan-evropiane që mbledhin rreth vetes partitë liberale nga mbarë Evropa.

Delegacioni i prirë nga bashkëpresidenti i saj, Ilhan Kyuchyuk u njoftua nga kryetari i PDK-së për zhvillimet dhe reformat që ka ndërmarr së fundmi partia që ai drejton.

“Krasniqi foli për iniciativat e fundit rreth fuqizimit të rinisë e posaçërisht grave, me theks të veçantë për vendimin e PDK-së për barazi gjinore në përfaqësim, 50/50, në të gjitha strukturat dhe organet vendimmarrëse”, njofton PDK-ja.

Drejtuesit e ALDE-s, siç njofton PDK opozitare u interesuan po ashtu edhe për zhvillimet e fundit aktuale politike në vend dhe për qëndrimet e PDK-së lidhur me to.

Partia Demokratike e Kosovës tregon se kjo vizitë e drejtuesve të ALDE-s vjen pas shprehjes së vullnetit të PDK-së për anëtarësim në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, në Kongresin e mbajtur nga 2 deri 4 qershor të këtij viti në Dublin të Irlandës, ku i pranishëm ishte Kryetari Memli Krasniqi. 


MË SHUME NGA Lajme