Video|Kuvendi miraton disa marrëveshje ndërkombëtare
A.Bela & N.Mekolli / RTKlive
(E plotësuar, ora 14:5)) Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar dhe më pas ka miratuar disa projektligje që kanë të bëjnë me Marrëveshjet Ndërkombëtare. Pas miratimit të këtyre marrëveshjeve Kuvendi ka shkuar në pauzë, deri në orën 16:00.
Kuvendi i Kosovës ka bërë shqyrtimin dhe më pas me 86 vota për ka miratuar Projektligjitn për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit, raporton RTKlive.
Po ashtu Kuvendi i Kosovës, ka bërë shqyrtimin dhe më pas me 86 vota ka miratuar Projektligjin nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave.
Po ashtu Kuvendi kë bërë shqyrtimin dhe më pas ka miratuar me 83 vota Projektligjin nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ.
Bislimi: Të hyrat buxhetore deri sot janë 1 miliard e 940 milionë euro
(E plotësuar, ora 12:49) Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati jashtë rendit të ditës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur rreth mjeteve që gjoja qeveria e Kosovës po i mban mjetet në thesar.
“Situata më 14 tetor 2022 është kjo. Të hyrat buxhetore deri më sot ka qenë 1 miliard e 940 milionë euro. Ndërkohë të njëjtin ditë të vitit të kaluar, të hyrat buxhetore kanë qenë 1 miliard e 739 milionë euro. Rritja në terma absolut është 201 milionë euro apo 12.1 %. Në të njëjtën kohë shpenzimet buxhetore deri më sot janë 1 miliard 716 milionë euro, përderisa në vitin e kaluar, kanë qenë 1 miliard 593 milionë euro,tha ai. Sipas tij në thesar ka më pak mjete se sa në vitin 2021.
(E plotësuar, ora 12:15) Deputetët e Kuvendi i Kosovës po vazhdojnë deklarimet jashtë rendit të ditës.
Haradinaj: Kurti të konsultohet me Kuvendin
Në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës, ka folur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas tij tema e dialogut është shumë me rëndësi për Kosovën.
“Kjo temë e obligon kryeministrin të konsultohet me parlamentin, nëse ai nuk ë bën po del jashtë obligimeve të veta. Ka diçka që është me rëndësi, lidhur me procesin dhe dialogun”, theksoi ai.
Hoti: Ka kontradikta të statistikave
Deputeti i Kuvendit të Kosovës,nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka folur rreth zhvillimeve ekonomike në vend dhe sipas tij Kosova po importon më shumë se në krahasim me vitet e kaluara.
“Me këto importe vihet një pikëpyetje e madhe të dhënat e qeverisë për rritje ekonomike, në krahasim me deklarimet e qeverisë së Kosovës rreth zhvillimeve ekonomike në vend. Kemi zvogëlim të importeve nga Shqipëria dhe rritje të importeve nga Serbia”, tha Hoti.
Live|Bogujevci: Kosova në rrugën e drejt për Këshillin e Evropës
(E plotësuar, ora 11:55) Para se të fillojnë deklarimet e deputetëve të jashtë rendit të ditës, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saradanda Bogujevci, ka folur në emër të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës që ishte pjesëmarrës në takimet e Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Sipas saj pjesëmarrja e Kosovës në KiE është arritje historike për vendin dhe përfaqësuesit e saj. ‘Për herë të parë na është dhënë fjala, unë ndihem e nderuar dhe dua t’i falënderoj për adresimin që pata përherë të parë në emër të Republikës së Kosovës. Kjo gjë do të ishte e pamundur pa angazhimin e të gjithëve”, tha ajo, raporton RTKlive.
Ajo bëri me dije se janë në proces të anëtarësimit në KiE, “Kemi shumë punë për të arritur në këtë pikë, është punuar shumë nga grupet përkatëse. Jemi në rrugën e drejtë dhe të duhur”, tha ajo.
Live|Seanca e Kuvendit të Kosovës
(E plotësuar, ora 11:35) Kuvendi i Kosovës, ka filluar punimet e seancës së sotme plenare. Deputetja e VV-së Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, pa prezantuar kërkesën për plotësim të rendit të ditës me disa pika të tjera që kanë në bëjnë me disa projektligje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sot Kuvendi i Kosovës mban dy seanca
Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare, në të cilën në rend dite janë disa pika.
Seanca e parë e cila do të fillojë në orën 11:00, do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021, raporton RTKlive.
Kurse seanca tjetër plenare, do të fillojë në orën 15:00, do të ketë në rend dite shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimin e parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike.























