Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

A.B/ RTKlive

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën në rend dite janë shumë pika të mbetura edhe nga seancat e kaluara.

Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës; Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë; Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027; Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar; Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe; Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 15, 22 dhe 23 shtator 2022: Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive; Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021; Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020; Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës; Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë dhe shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Po ashtu në rend dite është edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 29 shtator dhe 3 tetor 2022: Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Po ashtu në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 7 tetor 2022:  Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal; ndërhyrja në autonominë e komunave”, Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar; Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë; Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Po ashtu në këtë mbledhje është edhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës: Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Vendimit Nr. 1/2022 të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE - Kosovë për Amendamentimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike dhe Kosovës, për të zëvendësuar Protokollin III të tij në lidhje me Konceptin e “ Produkteve Origjinuese”; Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes Dypalëshe të Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut”; Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”, Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”, Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2021“;  Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis; Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021.


MË SHUME NGA Lajme