11:39 / 14.10.2022
Rikthehet Superliga me duele interesante, live në Radio Kosova
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend më ndeshjet e javës së 11-të.
Kjo xhiro do të nis të shtunën pasdite, ku përballen Prishtina-Ferizaj dhe Dukagjini-Drita, duele këto që pritet të sjellin ndeshje interesante.
Edhe e diela pasdite vjen me sfida të rëndësishme, ku do të luhen tri ndeshjet e fundit të javës së 11-të.
Trepça ’89 në ‘Riza Lushta’ sfidon Llapin, kurse, në duele tjera ballafaqohen Drenica-Ballkani dhe Malisheva-Gjilani.
Edhe ndeshjet e kësaj xhiro transmetohen në radion numër një, Radio Kosova.
Superliga / Java e 11-të
Të shtunën takohen:
Prishtina – Ferizaj
Dukagjini – Drita
Të dielën takohen:
Trepça ’89 – Llapi
Drenica – Ballkani
Malisheva – Gjilani.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.























