Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani

E.Hoti/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Berlin, Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

“I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane,ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Siç ka bërë të ditur qeveria, me moton "Me guxim. Për Evropën" do të diskutohen politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike si dhe sfidat sociale.


MË SHUME NGA Lajme