Shqipëria, Italia e Kosova, bashkëpunim kundër terrorizmit
BKT
Lajme

Shqipëria, Italia e Kosova, bashkëpunim kundër terrorizmit

ATSH

Drejtoritë përkatëse antiterrorizëm të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës zhvilluan sot një takim të nivelit të lartë në Tiranë.

Delegacionet e Policisë italiane dhe kosovare u pritën nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.

Bashkëpunimi mes tre vendeve i shërben rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë kombëtare.

Eksplorimi i fushave të reja të bashkëpunimit dhe vazhdimi i takimeve në nivele teknike ishin qëllimet e takimit mes tri forcave policore.

Gjatë takimit, Vocaj evidentoi marrëdhëniet e mira të vendosura mes palëve në këtë kuadër dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet strukturave kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, të të 3 vendeve.

Ky është takimi i 6-të i këtij grupi pune, i cili ka mundësuar një bashkëpunim mjaft frytdhënës mes palëve.

Realizimi i takimit u mbështet nga Projekti IPA 2019 “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”.


MË SHUME NGA Lajme