16:37 / 14.10.2022
Gjiganti i Premier League-s i etur për Joao Felix
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Chelsea raportohet se është e prirur të transferojë superyllin e Atletico Madridit, Joao Felix.
Portugezi nuk po kalon periudhë të mirë me trajnerin Diego Simone, dhe sipas mediave të huaja, lojtari kërkon largimin nga Madridi.
“Blutë” e Londrës janë duke e monitoruar situatën e 22 vjeçarit, të cilin duan ta kenë në skuadër.
Chelsea edhe në verën që e lamë prapa, tentoi ta blejë sulmuesin portugez, dhe duket se londinezët sërish do të hedhen në sulm për Felix.
Klubi nga ‘Stamford Bridge’, siç raportohet, nuk është klubi i vetëm i Premier Leagues që synon ta blejë portugezin, pasi që lojtari vëzhgohet edhe nga Arsenal dhe Manchester United.























